Lista publike e ma t’fortëve 💪
Kush o
ma i forti?
Ai që pagun ma shumë. Qaq thjeshtë. Pa reklama, pa algoritëm, pa dajë n’komision, pa llogari e pa password. Shkruje emrin, pagu, edhe krejt Kosova e Shqipnia e shohin kush o ma i forti.
Merre vendin
#1për1.705 €
Pesë euro ma shumë se Byrek me spinaq, te Rruga B. Qaq duhet.
#1
🍽️ Byrek me spinaq, te Rruga B
Byreku që e ka majtë Prishtinën t’ngime qysh n’94-tën. Pa rezervim, pa marifete.
1.700 €
#2
💼 Berberi Gëzim, Prishtinë
Fade i pastër ose paret mrapa. Kërkush s’i ka lypë mrapa deri tash.
1.600 €
#3
🧑 Halla Fatime
Kandidon si person privat. Argumenti: "Unë ju kom rritë krejtve".
1.400 €
#4
💼 Taxi Bledi 24/7
Prej aeroportit deri n’qendër për 12 minuta. Me trafik. Mos pyt qysh.
1.305 €
#5
🍽️ Qebaptore Origjinale™
Origjinale qysh n’vitin kur u shpik fjala "origjinale".
1.270 €
#6
🎉 DJ Flakron
Dasma, synetë, festë e 8 marsit. Ka edhe tallava, ka edhe techno, varet prej orës.
1.000 €
#7
🧑 Qeni Rexho
Qen i lagjes. S’ka website. I zoti pagoi për to prej inatit.
405 €
#8
💼 Autoshkolla "Shpejt e Mirë"
Kalon qysh n’provën e parë. N’t’dytën gjithqysh.
375 €
#9
🍽️ Kafja e Axhës Kujtim
Ni makiato zgjatë 3 orë. Qikjo o veçoria, jo problemi.
250 €
#10
🏖️ Liqeni i Batllavës
Kandidon si vend. E pagun ni restorant që s’don me u ditë.
110 €